Teknologji

Përfundimisht, teknologjia është “çmendur” Një kartë 400 Gb në majë të gishtit …

Një numër pajisjesh teknologjike – kompjutera përbindësha me procesorë 18 core, një seri pajisjesh Realiteti Virtual dhe shumë më tepër – do të shfaqen në panairin e teknologjisë në Berlin këtë javë. Por asnjë prej tyre nuk do të magjepsë më shumë se sa mikro karta SD prej 400 GigaByte e ScanDISK. Asnjë.
Po, është një kartë memorie. Dhe dihet që nuk janë shumë shumë të pëlqyera. Por, mendojeni pak: është një kartë memorie me madhësinë e majës së gishtit, e cila mban 400 Gb të dhëna. Tre herë më shumë se sa mban një kompjuter MacBook Pro i sapoblerë. Mendoni pak se sa shumë fotografi, filma, materiale mund të mbani në një kartë, që pastaj mund ta mbani në majën e gishtit tregues. Teknologjia është “çmendur” vërtetë… / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button