ShkenceSpeciale

Përse gabojmë? 5 gracka të mendjes, sipas shkencës

Screen Shot 2015-08-10 at 17.27.13

Dashurohemi pas asaj që ndërtojmë me duart tona, besojmë se rimat thonë të vërtetën, shpesh herë e mbivlerësojmë vetveten dhe mjafton një “zgjedhje e tretë” për të na çuar tek zgjedhja e gabuar: gabimet e mendjes të para nga psikologët

Do ta mendoj…. Sa herë duhet ta keni thënë, duke menduar që përdorimi i aftësive tuaja racionale do ju ndihmojë për të zgjidhur një problem? Jo se reflektimi nuk është i dobishëm, por kush e tha që mendje ju dërgon gjithmonë në rrugën e duhur? Sipas psikologëve dhe shkencëtarëve, mendja jonë gabon shpesh. Dhe disa gabime në vlerësim janë kaq të përhapur, saqë mund të zbulohen lehtësisht. Ja pesë prej tyre, që ndoshta i keni bërë edhe ju.

EFEKTI IKEA

A keni kaluar ndonjëherë disa orë punë mbi një projekt, deri sa jeni dashuruar me atë që keni bërë, pa ia vënë re defektet? Nëse është kështu, futuni në radhë: jeni vetëm viktima e fundit e efektit Ikea. Emri i këtij fenomeni të çuditshëm psikologjik buron nga miliona persona që shfaqin dashuri për mobiljet e tyre të montuara nga ata vetë (tamam si ato të kompanisë Ikea), më shumë se sa për ato që vijnë të montuara e të gatshme. Daniel Mochon, profesor i marketingut në Tulane University, i cili e ka studiuar fenomenin së bashku me Michael Nortonin e Harvard Business School dhe Dan Arielyn e Duke University, në një seri eksperimentesh ka demonstruar se u japim më shumë vlerë gjërave që i bëjmë me duart tona, sepse kjo gjë rrit ndjenjat tona të krenarisë dhe aftësisë, dhe na lejon të shfaqemi të tillë edhe para syve të të tjerëve. Por kjo rritje e vetëvlerësimit ka një efekt të vogël anësor: nuk na lejon të shohim të metat e punës sonë.

2. RIMAT

Një mollë në ditë… (An apple a day, keeps the doctor aëay – Një mollë në ditë, mban doktorin larg). Nëse molla konsiderohet fruti më i shëndetshëm, kjo është meritë edhe e proverbit që flet për aftësitë e saj parandaluese: sipas një kërkimi të Lafayette College të publikuar nga Psichology today, jemi më të prirur të marrim për të vërteta frazat që bëjnë rimë. Një fenomen ky shumë sugjestionues: nëse është e vërtetë që vullnetarët e mendonin shumë të pamundur që “suksesi ekonomik i bën njerëzit më të shëndetshëm” (financial success makes people healthier), në të njëjtën kohë, të pyeturit mendonin që është absolutisht e mundur që “pasuria të jep shëndet” (ëealth makes health). Sipas studiuesve, kur rima është e dëgjueshme, jemi më të prirur ta pranojmë si të vërtetë. Gjë që shpjegon suksesin e shumë fushatave publicitare të bazuara mbi slogane që bëjnë rimë.

3. EFEKTI KARREM

Ta zëmë se duhet të zgjedhim mes dy restoranteve. Në të parin hahet mirë, por është larg. Tjetri është pranë, por ushqimi është më pak i mirë. Eshtë një zgjedhje e vështirë, deri kur shtohet një zgjedhje e tretë: një restorant me ushqim shumë të keq, në një distancë të ndërmjetme mes të dyve.

E habitshme, por e vërtetë: shtimi i një zgjedhjeje të tretë e ndryshon tërësisht rezultatin. Në momentin e parë, çështja ishte të shqetësoheshe më shumë për cilësinë e ushqimit, apo për distancën. Tani çështja është se cili restorant i lë pas dy të tjerët, dhe zgjedhja më normale është restoranti më pranë, që ka ushqim më të mirë, në krahasim me restorantin në qendër, dhe që është më i volitshëm në krahasim me atë që është larg. Ja përse prania e një zgjedhjeje të tretë, sipas psikologëve, ka një ndikim vendimtar mbi zgjedhjet tona: përdorim të tretine  parehatshëm në mënyrë të pavetëdijshme, për të matur dy të tjerët. Në këtë mënyrë përfundojmë duke marrë një vendim të bazuar mbi zgjedhjet, më shumë se sa mbi atë që kemi vërtetë për zemër. Ta pranojmë, pa zgjedhjen e tretë, ndoshta do të kishim ecur pak më shumë për të ngrënë ushqim më të mirë… Apo jo?

4. EFEKTI PELZMAN

E merr emrin nga Sam Pelzman, profesori i Universitetit të Chicagos, sipas të cilit shumë pajisje dhe norma sigurie shkaktojnë më shumë aksidente për shkak të ndjesisë së sigurisë që na jappin. Kur ndihemi të mbrojtur, jemi në fakt më të prirur për të bërë zgjedhje të rrezikshme. Për shembull, kaskat mund të na shtyjnë të ecim më shpejt dhe shkujdesur me biçikletë, pasi ndihemi të sigurtë kur i mbajmë. Një studim i George ëashington University ka zbuluar se lojtarët e hockeyt kanë patur një rritje domethënëse të penaliteteve gjatë ndeshjes, pasi u ish kërkuar të mbanin maska. Studiuesit zbuluan se, jo vetëm që lojtarët ndiheshin më të sigurtë kur mbanin maskën, dhe si pasojë bënin më shumë shkelje, por edhe që rritja e riskut ishte e domosdoshme, me qëllim që të ndienin adrenalinën që kishin kur luanin pa maskë.

Se sa i fuqishëm është efekti Pelzman, kjo mbetet objekt diskutimi mes psikologëve, sepse është e vështirë të matet. Ndërkohë që mund të mos vlejë për kaskën apo rripin e sigurimit, rritja e agresivitetit të lojtarëve të hockeyt në akull të bën të mendosh që kur të gjitha mbajnë një mbrojtëse shtesë, është më e pranueshme për të tjerët që të jenë agresivë ndaj kundërshtarëve.

5. EFEKTI DUNNING-KRUGER

Sipas psikologut David Dunning dhe studentit të tij Justin Kruger të Cornell University, njerëzit sa më të aftë të jenë në diçka, aq më pak të vetëdijshëm janë, dhe mendojnë se janë të aftë të bëjnë atë gjë dhe të gjykojnë atë që e bën. Bëhet fjalë për një lloj të veçantë injorance, që buron prej një vetëbesimi të tepruar. Sipas Dunning, të gjithë vuajmë pak a shumë, sepse jemi të gjithë injorantë në lidhje me diçka dhe aftësia e domosdoshme për të arritur diçka në një aktivitet është në fakt e njëjta që shërben për të vlerësuar rezultatet. Ja përse të paaftët nuk arrijnë të pranojnë zotësinë e të tjerëve. Dhe të ngrejë dorën ai që nuk ka dëgjuar kritikat e tyre, të paktën një herë në jetë…

Focus –  Bota.al

Leave a Reply

Back to top button