Shkence

Përse janë 5 dimensione dhe përse na duket se jetojmë në një botë 4-dimensionale?

4dimens

Një prej përpjekjeve më të hershme për të unifikuar forcat e natyrës është bërë në vitet 1920, kur fizikani gjerman Theodor Kaluza shkriu në një, teorinë gravitacionale të Einsteinit me teorinë elektromagnetike të James Clerk Maxuellit. Universi ku jetojmë duket se ka katër dimensione. Hapësira ka tre – majtas-djathtas, para-mbrapa dhe lartë-poshtë – dhe i katërti është koha. Kaluza rishkroi Teorinë e Einsteinit, sikur të kishte pesë dimensione hapësirë-kohë. Kjo i jep fushës gravitacionale disa përbërës shtesë, që ai mendoi se mund të interpretoheshin si fusha elektromagnetike e Maxuellit. Ai tregoi se këta përbërës shtesë i shkojnë saktësisht për shtat ekuacioneve të Maxuellit. Kështu elektromagnetizmi vjen ‘falas”, nëse je gati të ‘pranosh” një dimension të pestë për gravitetin. Përse nuk e shohim dimensionin e pestë? Në vitin 1926, fizikani suedez Oskar Klein ofroi një përgjigje: Ai supozoi që dimensioni i pestë nuk është si katër të tjerët, por ai është i përdredhur në një rreth shumë të vockël për t’u parë.

Për të parë si funksionon kjo, mendoni një analogji më të thjeshtë: një milingonë nënjë litar. Përveçse ecën përgjatë litarit, milingona mund të zgjedhë që në çdo moment, të ecë edhe përreth tij. Vetëm milingona është e vetëdijshme për dimensionin shtesë rrethor. E parë nga një distancë shumë më e madhe se përmasa e milingonës, litari duket shumë ndryshe: është në thelb një vijë njëdimensionale dhe dimensioni shtesë është i fshehur. Kështu e shihte Kleini universin pesëdimensional të Kalizas dhe llogaritjet e tij treguan madje se sa i vogël duhej të ishte dimensioni i pestë. 10 metra larg, dimensioni i pestë është shumë i vështirë të këqyret edhe me akseleratorët më të fuqishëm të thërrimjave, që shërbejnë si dritare drejt “mbretërisë” së nënatomeve. Prandaj ne kemi përshtypjen se jetojmë në një botë katërdimensionale.

Ideja e Kaluzas dhe Kleinit mbeti e fjetur për shumë vite. Në disa drejtime ishte shumë përpara kohës së vet, pjesërisht se ne dinim shumë pak për forcat e dobëta dhe të forta. Ajo u ringjall me mbërritjen e supersimetrisë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button