Shkence

Peshku që ecën mund të jetë nyja që mungon në zinxhirin e evolucionit

Screen Shot 2016-07-05 at 08.38.47

Zakonisht, nëse hidhni një peshk në tokë ai do të përplaset si një peshk jashtë ujit. Por ky nuk është rasti me Cryptotora thamicola. Hidhni përtokë nga një nga këta peshq të verbër banorë të shpellave, dhe do të mrekulloheni teksa ata ecin si kafshët tokësore. Peshku i çuditshëm u gjend gjatë inskeptimit të një shpelle të errët në Tajlandë nga një ekip amerikan nga Institutit i Teknologjisë në Nju Xhersi.

Ai mund të lëvizë nëpër shkëmbinj dhe ngjitet deri në ujëvara falë këmbëzave të vogla të ngjashme me ato të salamandrës në afërsi të legenit, thonë studiuesit. Peshq të tjere, janë vërejtur më herët duke ecur, por ato specie zvarriten me pendët e tyre të para. Zbulimi mund të ndihmojë për të hedhur dritë mbi mënyrën se si anatomia e nevojshme për të ecur në tokë, evoloi pas kalimit nga pendët tek këmbëzat e shkathëta në periudhën Devoniane, rreth 420 milionë vjet më parë.

“C. thamicola zotëron karakteristikat morfologjike, të cilat më parë i janë atribuar vetëm tetrapodëve (kafshëve me 4 këmbë)”- thotë studiuesi Bruk Flamang. “Legeni dhe shtylla e tij kurrizore e lejojnë të mbështesë peshën e tij trupore kundër gravitetit dhe sigurojë hapësira të mëdha për shtojcën e muskujve për të ecur. Ky hulumtim hedh dritë mbi plasticitetin e planit të trupit të peshkut, dhe tiparet morfologjike konvergjente, të para tek evoluimi i tetrapodëve”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button