Shkence

Piktorë të vegjël Inteligjentë

Fëmijët që dinë të pikturojnë mirë që në moshë të hershme kanë perespektivë të shkëlqyer të zhvillimit të inteligjencës

Screen Shot 2015-02-25 at 16.23.33Mos kini aspak frikë: është normale nëse fëmija juaj, duke vizatuar një xhuxh, harron ta paraqesë me bark. Sidoqoftë është shenjë zgjuarsie kur fëmijët fillojnë të shfaqin të gjithë trupin. Zgjuarsi që nuk kufizohet në talentin pikturues, por kupton aftësitë njohëse në përgjithësi.
Një grup studiuesish i drejtuar nga Rosalind Arden në King’s College të Londrës është bashkuar në dy zbulime të nxjerra mbi bazën e analizave të mbi 15 pikturave të prodhuara në studimin më tw gjerë mbi binjakët që është realizuar në botë.
Në radhë të parë: mosha në të cilën një fëmijë ia del të pikturojë një person të plotë është e influencuar shumë nga gjenet. Për sa i përket këtij kapaciteti, binjakët monozigotë ngjajnë shumë më shumë nga dizigotët, edhe kur dizigotët stimulohen të pikturojnë në masë të barabartë nga  ana e prindërve të tyre.
Në radhë të dytë, një fëmijë që di të pikturojë mirë në katër vjeç, do të ketë rezultate pozitive nëse do t’i duhej t’i nënshtrohej një testi inteligjence në moshën 14 vjeç. Talenti në shfaqjen figurative që manifestohet tashmë në vitet e para duket në këtë rast një e dhënë e mirë për të parashikuar një zhvillim të mirë intelektual gjatë jetës.

Leave a Reply

Back to top button