Sport

Pirlo: Dua Champions’-in me Juven

Screen Shot 2015-02-22 at 18.16.35Vitet kalojnë por Andrea Pirlo duket si ajo vera e mirë që vazhdon t’i dhurojë gëzime skuadrës. Pavarësisht pothuaj 36 vitet mbi shpatulla, regjisori juventin edhe këtë sezon ka realizuar 3 gola, që të tre vendimtarë për t’i dhënë fitoren Juventusit të tij, margaritari i fundit u realizua të premten kundër Atalantës, nga 25 metra larg. Tani në horizont është Champions League, kompeticioni që të gjithë ëndërrojnë ta luajnë dhe që Pirlo e ka fituar tashmë dy herë në karrierën e tij dhe tashmë ëndërron ta rifitojë: “Kam ardhur këtu për të fituar dhe ia kemi dalë mbanë, jam shumë i lumtur – ka thënë ai për La Stampa – por tani duhet të bëjmë kërcimin cilësor. Përpara se të var këpucët dua që të fitoj Champions League me Juventusin”.

Leave a Reply

Back to top button