Sport

Pogba si Zidane? Oferta rekord e Realit të Madridit

Reali është gati të ofrojë 120 milionë euro për mesfushorin francez të Juves. Do të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e tregut të futbollistëve. Pikërisht ashtu si ndodhi në 2001 me Zidane, që kaloi nga Juventusi tek Reali për 150 miliardë Euro

Screen Shot 2016-06-08 at 10.32.04

Javën e ardhshme është lajmëruar një takim i rëndësishëm mes drejtuesve të Juventusit dhe Realit të Madridit. Në rend të ditës është e ardhmja e Alvaro Moratës, pr të cilin bardhezinjtë do të bëjnë një përpjekje të fundit për ta mbajtur, pavarësisht vullnetit të kampionëve të Europës që ushtrojnë të drejtën e riblerjes për 30 milionë Euro, e për ta shitur pastaj për një shifër më të lartë në Angli.

Ndërkoh, presidenti Perez do të përpiqet të kënaqë trainerin Zidane i cili dëshiron të sjellë në Bernabeu bashkëkombasin e tij, Paul Pogba. Sipas La Repubblica, Reali është gati të ofrojë 120 milionë euro për mesfushorin francez të Juves. Do të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e tregut të futbollistëve. Pikërisht ashtu si ndodhi në 2001 me Zidane, që kaloi nga Juventusi tek Reali për 150 miliardë Euro. Reali mban ende rekordin për blerjet më të shtrenjta, falë 100 milionë eurove që pagoi për të marrë Ronaldon nga Manchesteri në 2009 dhe Bale nga Tottenhami në 2013. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button