Video

Policia po ndjek kriminelët? Jo, ata po shpëtojnë një fëmijë! (Video)

Screen Shot 2015-04-21 at 2.42.08 PMPamjet fillimisht duken si diçka të zakonshme dhe të pritshme, ku shihet një makinë, vozitësi i së cilës ka shkelur rregullat e komunikacionit, të cilin policia është duke u përpjekur për ta ndaluar.

Por, pas disa çastesh, vetura më në fund ndalet dhe nga vetura dalin dy burra trupmadh. Dhe ndërsa shumica e shikuesve do të mendonin se po përgatitet një përplasje midis kriminelëve dhe përfaqësuesve të ligjit dhe rendit, ndodh diçka jo shumë e pritshme.

Në fakt, nga makina del një nënë me një fëmijë në gjendje të pavetëdijshme në duar. Vetura zhvendoset nga njëra veturë në atë të policisë dhe dërgohet me urgjencë dhe shpejtësi në spitalin lokal. Pamjet dramatike policia i ka publikuar në faqen e saj me sqarimin se në makinë fëmija ka ardhur në vetëdije dhe se tanimë është në rrugë të mirë për tu shëruar. Vetëm dy muaj më parë, në Vilnius-Lituani, ndodhi një tjetër skenë e ngjashme, e cila për fat të mirë, gjithashtu kishte një rezultat pozitiv. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button