Sport

Prandelli jep dorëheqjen, por Suarezi bëhet “kafshues serial” (video)

sua 1Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli dha dorëheqjen pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës. Italia humbi përballë Uruguajit, në një ndeshje të tensionuar, por jo të bukur. Vetëm gjysmë ore pasi kishte deklaruar se do shohë qëndrimin që do mbajë pas kësaj ndeshje, Prandelli tha se jepte dorëheqjen, duke pranuar përgjegjësinë për humbjen. Ai tha se ishte arbitri që e shkatërroi ndeshjen.

Por edhe pse Uruguaji kaloi në fazën e eliminimeve direkte, e gjithë bota tani po flet për kafshimin që sulmuesi uruguajan, Luis Suarez i bëri mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini. “Nuk e kuptoj pse nuk e nxorën me të kuqe,” tha Chiellini. Mbrojtësi italian tregoi edhe shenjat e kafshimit, ndërkohë që edhe vetë Suarez pati probleme me dhëmbët. Por kjo nuk është hera e parë që Suarez kafshon kundërshtarin. Një vit më parë ai kërkoi falje pasi kafshoi sulmuesin e Chelsea, Branislav Ivanovic.

https://www.youtube.com/watch?v=ot9Vh2XDNZU

Leave a Reply

Back to top button