Sport

Presidenti i Barcelonës ka një kërkesë interesante

barcaJosep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka kërkuar që të ndryshohet rregulli – penallti dhe karton i kuq. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka kërkuar që të ndryshohet rregulli – penallti dhe karton i kuq, pas fitores ndaj Athletic Bilbaos me rezultat të thellë 6:0.

Portieri i Bilbaos, Gorka Iraizoz Moreno u përjashtua nga ndeshja në minutën e pestë dhe shkaktoi penallti. Kjo i ka dhënë mundësin ekipit kalatunas që të fitoj me lehtësi. “Dënimi me karton të kuq dhe akordimi i penalltisë duhet të ndryshohet për të mirën e spektaklit të një ndeshje futbolli,” tha ai. “Penallti dhe karton i kuq është dënim i tepruar.  Është e qartë se ky veprim ka shëmtuar lojën ndaj Bilbaso”, ka theksuar ai. /Express/

Leave a Reply

Back to top button