Teknologji

Prezantohet Oppo Mirror 5, telefoni inteligjent i shndritshëm

Screen Shot 2015-07-18 at 08.28.11Kompania kineze Oppo prezantoi sot telefonin inteligjent Oppo Mirror 5, i cili shkëlqen si një “diamant”. Oppo Mirror 5 ka ekran 5 inç dhe kasa prej metali. Ai është vetëm 7.7 mm i hollë dhe peshon 160 gramë.

Telefoni i ri përmban dy vende për karta SIM micro dhe nano, dhe një vend tjetër për kartën microSD. Ai ofron lidhjen LTE, Wi-Fi b/g/n (no ac) dhe pajisjen infra të kuqe për kontroll të telefonit në distancë.

Kamera kryesore është 8 megapikselë me hapje f/2.2, e cila mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë. Kamera për selfie është 5 megapikselë me softuerin Beautify 3.0. Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop me ndërfaqen Color OS 2.1. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 410 me arkitekturë 64-bit dhe katër bërthama 1.2GHz, së bashku me 2GB RAM dhe baterinë Li-Po me kapacitet 2,420mAh. /krokodili.al/

Leave a Reply

Back to top button