Teknologji

Probleme me frenat, “Tesla” tërheq 53 mijë makina nga tregu

Tesla ka bërë një tërheqje të vullnetshme globale për disa nga makinat e Modelit S dhe Modelit X për të rregulluar një problem me frenat e dorës.

Prodhuesi i makinave elektrike tha se rreth 2% e 53,000 automjeteve të ndërtuara nga shkurti deri në tetor 2016 janë të prekura, por të gjitha ato makina janë duke u tërhequr.

Kompania shtoi se nuk kishte raporte për aksidente apo lëndime që lidhen me çështjen e frenimit.

Në bursën amerikane, aksionet e Teslas u ulën me 1%, tashmë në 302.51 dollarë.

Në një deklaratë kompania tha se frenat e parkimit elektrik të instaluara në Modelin S dhe Modelin X “mund të përmbajnë një veshje të vogël, që mund të jetë prodhuar në mënyrë të parregullt nga furnizuesi, që është një palë e tretë”.

Nëse do të thyhej pajisja, frena e dorës do të vazhdonte të mbante makinën pa lëvizur, por vetë frena e dorës do të ngecte, thuhet në deklaratë.

Kompania do të dërgojë një njoftim zyrtar si kujtesë klientëve, me informacion se si mund të zëvendësohen frenat e dorës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button