Shkence

Programi Galileo: “Do të kishim bërë më mirë të lëshohej me Arianën”

Le Monde

galileoKoordinatori ndërministror francez i programit “Galileo”, Jean-Yves Le Gall, shpjegoi, në intervistën e tij, mosfunksionimin në momentin e lëshimit të satelitëve të parë të konkurrentit të ardhshëm evropian të GPS-it.
Më 23 gusht u njoftua që satelitët nuk kishin arritur në objektivin e duhur. Ato duhej të arrinin një orbitë rrethore në një distancë 23 000 kilometra, ato u rrotulluan si përfundim rreth tokës në një orbitë eliptike në rreth 17 000 kilometra sipër kokave tona.
“Orbita e tyre nuk është rrethore siç duhej të jetë. Ato nuk ishin në planin e duhur të orbitës së tyre. Pra nuk mund të siguronin misionin Galileo”, shpjegon Jean-Yves Le Gall. “Megjithatë ato do të jenë të dobishëm për të bërë të gjitha provat në orbitë si dhe vlerësuar funksionimin e tyre”, shprehet ai, duke gjykuar që pasojat e këtij dështimi duhej të ishin “të kufizuara”.
Një problem shtytje në raketë
Sipas Jean-Yves Le Gall, mosfunksionimi është i lidhur jo me konceptimin e satelitëve, por me raketën që i ka lëshuar ato në hapësirë. “Ajo që ka të ngjarë më tepër është se mosfunksionimi ka ndodhur në nivelin e katit të katërt të raketës Soyouz, Fregat, që i vendos satelitët në orbitën definitive të tyre pas dy shtytjeve të njëpasnjëshme. Për një arsye ende të panjohur, shtytja e dytë nuk i ka dhënë drejtimin e mirë”.
Kjo është një goditje e re e fortë për projektin Galileo, i paraqitur si  konkurrent evropian i GPS-it amerikan. Dy satelitët u vendosën mbi një orbitë të keqe. Tetë ekspertë evropianë të fushës hapësinore janë ngarkuar të kuptojnë se çfarë ndodhi të premten e fundit.
“Eshtë e qartë se raketa Soyouz nuk është drejtpërdrejtë e përfshirë në këtë dështim, shton Z. Le Gall. I përfshirë është kati i sipërm Fregat. Këtë modul e kemi realizuar në bashkëpunim me rusët në fund të viteve 90 [i cili ] ka funksionuar pa dështim më tepër se dyzet herë”.
“A është e lidhur kjo me një element të programuar keq, apo me një pajisje defektoze? Komisioni i hetimit do të duhet ta thotë”. Ky komision është ngritur posaçërisht për të përcaktuar origjinën e defektit, ndërkohë që sipas tij “kosto e përgjithshme e këtij operacioni, lëshimi, përfshirë dhe satelitët, është vlerësuar në rreth 150 miljon euro”.
I pyetur nga gazetarët Z. Le Gall ka shprehur rezervat për zgjedhjen e raketës ruse për këtë projekt: “Ne vendosëm që të lëshonim Galileon me raketën Soyouz e cila konsiderohet e përsosur, por kemi hasur në një vështirësi, ka deklaruar ai. Do të kishim bërë më mirë të lëshohej me Arianën dhe unë mendoj se në të ardhmen do ta bëjmë këtë”.
Përsa i përket të ardhmes së programit, Jean-Yves Le Gall shprehet se “nëse origjina e mosfunksionimit do të identifikohet dhe korrigjohet me shpejtësi, rifillimi i fluturimeve do të jetë i shpejtë dhe vonesa për një periudhë dy vjeçare do të jetë e justifikuar”.
Pergatiti: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button