Sport

Protesta e Iranit: FIFA favorizon ekipet e mëdha. Ndoshta ne të vegjlit s’duhet të vijmë fare

iraniFederata Iraniane e Futbollit i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s në lidhje me trajtimin që i bëri arbitri serb Milorad Maziç skuadrës së tyre në ndeshjen me Argjentinën. Sipas drejtuesve më të lartë të federatës së vendit aziatik, kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat e bardha 0-0, kryesori serb i mohoi një penallti flagrante Iranit, pasi Ashkan Dejagah u pengua brenda zone nga futbollisti i La Selecion Pablo Zabaleta, raporton Sport News. Sekratari i përgjithshëm i Federatës Iraniane të futbollit, Mehdi Mohammad Nabi, në një prononcim për mediat bëri të ditur edhe përmbajtjen e ankesës së dërguar në institucionin më të lartë të futbollit Botëror: “Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer përballë një ekipi shumë të fortë dhe për fat të keq rezultati përfundimtar nuk erdhi vetëm si pasojë e asaj çka ndodhi në fushën e lojës, por për shkak të një gabimi nga ana e arbitrit kryesor. Mendoj se kryesori nuk u tregua aspak profesional, ndërsa ne u ndiejmë të mashtruar. Nëse një kampionat Botëror zhvillohet për të favorizuar skuadrat e mëdha, është më mirë që ekipet e vogla si ne të mos marrin pjesë”.

Gabimet arbitrare kanë qenë të shumta në këtë kampionat Botëror, madje që në ndeshjen hapëse, japonezi Nishimura akordoi një penallti inekzistente në favor të Brazilit. Humbja në momentet e fundit ndaj Argjentinës zvogëlon shanset e Iranit për t’u kualifikuar në raundin tjetër, pasi skuadra e drejtuar nga portugezi Karlos Keiroz pozicionohet e treta në grupin F me vetëm 1 pikë, pas dy takimeve të para.

Leave a Reply

Back to top button