Shkence

Prova shkencore se mendimet dhe qëllimet e tua, e ndryshojnë botën fizike (Video)

rrr

Dr. Masaru Emoto është një studiues i famshëm dhe shërues me metoda alternative. Eksperimentet e tij me molekulat e ujit spikasin në filmin “Çfarë dreqin dimë”? Eksperimentet e tij synojnë vazhdimisht që të demonstrojnë se mendimet dhe qëllimet njerëzore mund të ndryshojnë realitetin alternativ.

Eksperimenti i orizit është i thjeshtë dhe i lehtë të rikrijohet. Ai përqëndrohet në efektet e ndryshëm të mendimeve pozitive dhe negative. Dr. Emoto vendosi racione orizi të zier në enë të pastra. Më pas, njërën e quajti “ti idiot” dhe tjetrën “faleminderit”. Më pas i vendosi enët në hyrje të shkollës. Studentët u udhëzuan që të thonë me zë të lartë ato që shkruheshin tek enët, çdo ditë, teksa hynin në shkollë. Rezultatet ishin shastisës.

Pas tridhjetë ditësh komunikim të përditshëm, pati një ndryshim të dukshëm. Ena ku ndodhej orizi “ti idiot” u prish më shpejt. Mendimet dhe qëllimet negative kishin një efekt të thellë mbi shpërbërjen më të shpejtë të orizit. Ena me etiketën “faleminderit” pothuajse nuk u dekompozua fare. Pozitiviteti ndihmoi për të ruajtur strukturën dhe gjendjen e orizit.

Kjo provë e mendimeve që ndërveprojnë me botën fizike ka pasoja të mëdha. Ne ende na duhet të kuantifikojmë shkëmbimin e saktë që ndodh prej mendimeve tona, por ndikimet janë aty, në pritje të dikujt që t’i zbulojë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button