Teknologji

“Provokatorë rrjetesh sociale” industrialë

Screen Shot 2015-08-25 at 1.12.28 PM

Ushtri funksionarësh të mërzitur mbushin internetin me propagandë. Rasti i Rusisë dhe përgjigjet e Perëndimit. Ja kush janë ata që me gjuhën e re të internetit quhen trollë

Dita e punës zgjat 12 orë, por paga është e mirë. 40000 rubla në muaj (rreth 650 euro me kursin aktual), që nuk janë pak nëse llogaritet që një gazetar fiton 25 – 30000 rubla. Pastaj, zyra duket si filiale e një shumëkombësheje apo si një call center i madh. Ndërtesë moderne, katër kate, nga një department për çdo kat, 40 dhoma gjithsej dhe 20 persona që punojnë në heshtje Brenda secilës dhomë. Në këtë ndërtesë në Savushkina Street, në rrethinat e Shën Petërsburgut, njerëzit punojnë me cikël të vazhdueshëm, por grilat e dritareve janë gjithmonë të ulura. Mediat e njohin mirë dhe prej disa kohësh edhe mediat ndërkombëtare kanë nisur të flasin. Është selia e Internet Research Agency, një prej fabrikave më të njohura të trolleve qeveritare të Europës…

[real3dflipbook id=”421″]


 

Leave a Reply

Back to top button