Çfarë e detyroi Twitter-in për të shtuar limitin e karaktereve mbi 140 në mesazhet direkte? Pyetje e mirë. Rrjeti social njoftoi se duke filluar nga muaji Korrik, përdoruesit mund të dërgojnë deri në 10,000 karaktere në mesazhet direkte.
Por pse ky vendim i papritur? Me rritjen e popullaritetit të platformave të komunikimit si WhatsApp dhe Facebook, ekspertët mendojnë se vendimi i Twitter është për të mbajtur konsumatorët të kënaqur me shërbimi njëherazi duke qëndruan si një platformë kompetitive.
Një analist i Gartner tha se Twitter mund të jetë ballafaqur me një feedback të përdoruesit që kërkonte shitimin e limitit të karaktereve përtej 140-tës. “Ne kemi punuar shumë për të përmirësuar shërbimin e mesazheve direkt ndër vite, dhe kemi akoma më shumë për të tregur. Një ndryshim po vjen në muajin Korrik dhe duam që të jeni në dijeni se do të hiqet limiti prej 140 karakteresh në mesazhet direkte”, shkruante një nga zhvilluesit e Twitter. Qartësisht, shtimi i limitit përtej 140 karaktereve do të ofrojë më tepër fleksibilitet. /PCWorld Albanian/