Teknologji

Pse Steve Jobs nuk i lejonte bijtë të përdornin iPhone dhe iPad

iph

Steve Jobs, ashtu sikurse të tjerë “njësha” të teknologjisë, nuk i linte bijtë e tij të përdornin pajisjet elektronike. Ja arsyet.

Një prej elementëve më të çuditshëm që shoqëron prodhimin teknologjik, është mosbesimi që vetë drejtuesit e kompanive mëmë kanë për pajisjet e prodhuara. Për shembull Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët që të përdornin iPhone, iPad dhe iPod. Gjatë një interviste për Nju Jork Tajms në 2010, drejtori i Apple kishte shpjeguar se e konsideronte të nevojshme të kufizonte përdorimin e pajisjeve teknologjike, si iPhone apo iPad.

Por nuk ishte i vetmi. Numri një i Tëitterit, Evan Ëilliams ka deklaruar disa herë që bijtë përdorin libra dhe jo pajisje elektronike. Ndërkohë që Chris Anderserson, ish drejtor i Ëired si dhe themelues i Robotica 3D, është edhe më eksplicit kur pohon se janë të shumtë risqet e teknologjisë: “I njoh rreziqet, ka thënë ai, i kam provuar mbi lëkurën time dhe nuk dua që e njëjta gjë t’u ndodhë fëmijëve të mi”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button