Sport

PSG ka marrëveshje për Di Marian

Screen Shot 2015-07-13 at 12.28.11

Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës, Angel Di Maria do ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes – njofton RMC.

Anësori argjentinas u kushtoi shtrenjtë Djajve të Kuq (rreth 60 milionë funte) në verën e kaluar kur u transferua nga Real Madridi. Mirëpo, ai dështoi të tregonte cilësitë e tij në Ligën Premier nën urdhrat e Louis van Gaal. Kjo bëri që të mendonte për një largim nga Old Trafford dhe klube të shumta shprehën interesim për të. Tashmë, sipas RMC, thuhet se PSG ka marrëveshje për Di Marian, ndërkohë që kanë mbetur të zgjidhen detajet kontraktuale para se të zyrtarizohet transferimi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button