Sport

Pushteti i topit… dhe një FIFA për t’u patur frikë

Një president dhe një zëvendës (Blater dhe Platini) të zhytur në skandale, korrupsion dhe klientelizëm që kanë qenë gjithnjë një rregull, 232 milionë dollarë  shpenzime vetëm për “administratën”. Në prag të votimit që do të zgjedhë drejtuesit e saj, qeveria e futbollit botëror po përjeton momentin më të keq. Por a jemi të sigurtë se këtej e tutje gjërat do të jenë më mirë?

Fifa

Nga Valerio Piçioni

Përzjeni stilin e një luksi mbetëror, të një Maria Antonete të ekzekutuar me prerje kohe në shekullin XXI-të, globalizimin, ndonjë princ feudal dhe zhargonin sportiv më universal që ekziston në botë. Shkundeni mirë dhe shërbejeni:Zotërinj, kjo është FIFA, institucioni që pas një presidenti të dorëhequr, një stuhie skandalesh që sollën shkarkimin e një pjesë të mirë të kastës sunduese të futbollit, 150 milionë dollarëve të përfunduara në llogari bankare të gabuara, por edhe 209 vende të bashkuara dhe 112 vite histori, zgjedh javën e ardhshme shefin e saj të ri.

Një kompani shumëkombëshe me një buxhet 4-vjeçar prej 5 miliardë dollarësh, por që megjithatë performon si një vrapues i shpejtë në Mortirolo:fitimet ishin 631 milionë dollarë në vitet 2007-2010, u bënë 338 në 2014-ën, vitin e Kupës së Botës në Brazil…

[real3dflipbook id=”969″]

Leave a Reply

Back to top button