Të kesh njohuri të mira – pse jo dhe të shkëlqyera – në fushën e Internetit dhe teknologjitë e reja në përgjithësi nuk është domosdoshmërisht sinonim i të qenurit gati, për të “shmangur” rreziqet e IT. Rreziqe që mund t’i ndeshni kur përdorni smartphone, tablet, kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike. Madje edhe më shumë, kur përdorim aplikacionet e mesazheve të çastit.
Demonstrimi më i qartë i kësaj vjen nga lajmi i orëve të fundit që përfshin Jeff Bezos, CEO dhe pronar i kompanisë Amazon. Sipas asaj që thuhet, telefoni inteligjent i numrit një të gjigantit të tregtisë elektronike është hackeruar nga Mohammed bin Salman, princi i Arabisë Saudite, në maj të vitit 2018, përmes një mesazhi të dërguar në Whatsapp.
Bezos dhe Salman po bisedonin përmes aplikacionit popullor të mesazheve kur princi i dërgoi CEOs një file video misterioze të infektuar, e cila, sapo u hap, kompromentoi pajisjen e viktimës, duke nxjerrë disa GB të dhëna personale nga ky e fundit. Ende nuk është e qartë se si janë shfrytëzuar ato.
Në dritën e asaj që ka ndodhur, të pyesësh se si të përpiqesh të mos përfundosh si Bezos është më se e ligjshme. Duke u nisur nga supozimi themelor se një dozë e mirë largpamësie dhe arsyetimi, janë praktikisht thelbësore në mënyrë që të mos e gjeni celularin të infektuar me ndonjë virus. Apo dhe të shihni të dhënat tuaja të vjedhura. Rregulli i artë në përdorimin e WhatsApp, në këtë kuptim, është që të mos hapni foto, video etj nga kontakte të panjohura ose pak të besueshme. Kurioziteti mund të jetë i pabesë, është e vërtetë, por në këto raste është gjithmonë më mirë të pyesim se kush e di se çfarë përmban ajo video apo foto? Bëni këtë, nbë vend që t’ia dorëzoni celularin tuaj hakerave.
Një argument i ngjashëm vlen edhe për link-et, veçanërisht ato që kanë një URL paksa të çuditshme dhe që shpesh futen në mesazhe. Duke i hapur ato, shanset për t’u dërguar në faqet mashtruese janë të mëdha. Dhe këto faqe më pas ju ftojnë të fusni të dhënat tuaja të ndjeshme (para së gjithash ato të bankës), për t’i shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme ose për të shkarkuar file që përmbajnë në të vërtetë disa viruse.
Ata që zotërojnë një telefon celular Android mund të konsiderojnë gjithashtu instalimin e një prej shumë antiviruseve të disponueshëm në Google Play Store në pajisjen e tyre, që në shumicën e rasteve janë gjithashtu falas. Duke përdorur një mjet të këtij lloji, pra, të gjithë skedarët tashmë të pranishëm në smartphone dhe ato që shtohen më pas, i nënshtrohen analizave të vazhdueshme, së bashku me aplikacionet, në kërkim të viruseve. Për t’u hequr menjëherë nëse identifikohen. / bota.al