Your Life

Qëllimet që duhet t’i vendosni vetes tuaj për SHTATORIN, dhe t’i realizoni!

Vera po mbaron dhe është koha të riktheheni në rutinën tuaj pas pushimeve. Pas relaksimit të verës, ne kemi mundësinë të përqendrohemi në qëllime të reja për të arritur, të cilat mund të na bëjnë të ndihemi më mirë dhe të kalojmë më kollaj “traumën” e kthimit.

Palestër

Pas pushimeve mund të kemi marrë disa kile shtesë, falë akullores, koktejeve të freskëta dhe darkave. Shtatori është muaji i përsosur për t’u rikthyer në formë: regjistrimi në palestër do të jetë mënyra më e lehtë për t’u ndjerë më mirë, për të bërë njohje të reja dhe për të pasur zakone më të shëndetshme. Zgjidhni një disiplinë për të cilën keni pasion, mbase në shoqërinë e një miku apo mikeje: kjo do t’ju ndihmojë të mos e braktisni qëllimin tuaj menjëherë dhe do të jetë një nxitje e shkëlqyer për të vazhduar aktivitetin fizik edhe në dimër.

Braktisni zakonet e këqia

Nuk ka nevojë të merrni masa drastike, duhet shumë pak për të hequr dorë nga ato zakone të këqija që, sapo të kthehen në rutinën e zakonshme, bëhen pjesë e ditëve tona. Të përpiqemi të shmangim ushqimet e shpejta në të gjitha orët e ditës dhe të kufizohemi në një meze të lehtë (natyrisht e shëndetshme) në mes të mëngjesit dhe në mes të pasdites, për të ndihmuar metabolizmin. Ose le të përmbahemi nga pirja e sasisë së madhe të kafesë, duke i zëvendësuar ato me çajra bimorë, smoothie dhe pije më të shëndetshme.

Të angazhohemi për të qenë më tolerantë

Kthimi në punë mund të jetë shumë stresues, veçanërisht nëse ai kolegu apo kolegia e urryer po na presin që të kthehemi. Të rregullojmë tryezën tonë, të mësojmë të jemi më tolerantë dhe të lejojmë që ato që ndodhin në zyrë të mos na ndikojnë: nuk ia vlen të harxhojmë kohë dhe energji me zemërimin, që mund të kalojë pas disa orësh.

Abonim në teatër, apo kinema

Nga shtatori, puna do të jetë përsëri protagoniste e ditëve tona, dhe kjo është arsyeja pse duhet të mësojmë të gjejmë kohë për veten tonë. Bëni në abonime në teatër ose kinema, shkoni për aperitivë me miqtë dhe të gjitha ato hobi që i lëmë pas dore sepse jemi gjithmonë shumë të zënë: do të ndjehemi më mirë me veten dhe të tjerët do ta vërejnë gjithashtu.

Mësim i diçkaje të re

Kthimi nga pushimet është koha e përsosur për të provuar dorën në aktivitete të reja: ne mund të kënaqemi në kuzhinë, duke përmirësuar aftësitë tona të gatimit dhe duke provuar ato gjellë më të shëndetshme për të marrë në zyrë. Ose mund të regjistrohemi për një kurs, nuk ka rëndësi nëse është të mësosh një gjuhë të re, një disiplinë të tillë si aktrimi apo fotografia: gjëja e rëndësishme është të ushqejmë pasionet tona.

Zbulojmë artin e kursimit

Nëse gjatë pushimeve i kemi ekzagjeruar pak shpenzimet, është koha për të kursyer, ndoshta duke provuar teknika të reja për të kursyer disa para shtesë. Ka shumë hile për të na ndihmuar: aplikacionet dhe sfidat mund të na ndihmojnë të kontrollojmë shpenzimet, ne mund të vendosim buxhete javore ose mujore që të mos i kalojmë, ose t’i vendosim vetes qëllime për kursimeve. Një këshillë e vogël për kur mendoni blerjen e sendeve të shtrenjta ose jo thelbësore të nxitur nga impulsiviteti: mendojeni për të paktën 24 orë.

Heqim qafe rrobat e vjetra

Kthimi nga pushimet mund të jetë vendimtar për rregullimin e dollapit tuaj: të gjithë kemi ato palë xhinse që qëndrojnë në dollap me vite me shpresën që do na bëjnë sërish. Ka ardhur koha për të eleminuar atë që nuk e veshim më, për të bërë vend për blerje të reja: ne gjithashtu mund të organizojmë takime me miqtë për të shkëmbyer rroba dhe pajisje që nuk i përdorim më.

Rinovimi i shtëpisë

Nuk duhet shumë për t’i dhënë një pamje të re shtëpisë sonë. Le të fillojmë me punët që kemi shtyrë gjithmonë, duke përfituar nga energjia pas pushimeve verore; atëherë le të përqendrohemi në detaje. Disa artikuj do të jenë të mjaftueshëm për të ndryshuar pamjen e shtëpisë: disa zbukurime, perde të reja ose pajisje të reja kuzhine do të japin një atmosferë tjetër.

Planifikimi i një udhëtimi

Pasi të jemi me pushime, mezi presim të largohemi përsëri. Një nga qëllimet e mira të shtatorit është të planifikoni një udhëtim: ndërsa presim për pushimet e ardhshme ne mund të organizojmë një fundjavë, duke përfituar nga destinacionet e afërta për t’u zbuluar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button