Enigma

Qetësohuni! Shenja juaj e Horoskopit nuk ka ndryshuar, edhe pas njoftimit të NASA-s

screen-shot-2016-09-21-at-13-40-16

Astrologjia është një sistem, i cili ka qenë praktikuar për mijëra vjet, dhe deri në shekullin e 18, nuk kishte një ndarje mes saj dhe astronomisë. Astrologët ishin astronomë, por kjo filloi gradualisht të ndryshojë gjatë “Epokës së racionalizmit” në shekullin e 17, e cila lindi “Revolucionin Shkencor”. Ndërsa lindi shkenca moderne dhe mori astronominë bashkë me të, ajo e injoroi astrologjinë, thjesht sepse nuk mund të dilte me një shpjegim “racional”, për mënyrën se si ajo funksionon.

Kalojmë sërish para në kohë, dhe kthehemi në shekullin 21. Tani, NASA si dhe astronomë e shkencëtarë të tjerë pretendojnë se Zodiaku që ne përdorim sot është “i vjetëruar”, për shkak se yjet kanë lëvizur që nga konceptimi i tij 2000 vjet më parë. Dhe për të shtuar më shumë konfuzion, ata po thonë gjithashtu se ka një konstelacion të 13 të njohur si “Ofiuku”, që u ka shpëtuar astrologëv gjithë kësaj kohe.

Metoda më e zakonshme e astrologjisë që përdoret nga e gjithë bota sot, është ajo që ne i referohemi si “Astrologjia perëndimore,” e cila përdor një Zodiak të Tropikut me 12 shenja. Ndarja e këtij zodiaku u konceptua fillimisht mbi dy mijë vjet më parë nga babilonasit (të ndikuar nga perceptime të mëhershme) dhe pastaj u vendos / zhvillua më tej nga grekët. Kjo ndodhi kur yjësitë që i ngjanin shenjave të zodiakut, ishin më dukshëm të renditura me zodiakun ne ende e përdorim sot.

Kur ky zodiak ishte në procesin e krijimit, astrologët vëzhgonin kushtet e periudhave të ndryshme të vitit, përfshirë edhe njerëzit e lindur gjatë këtyre periudhave. Ata në fund e ndanë vitin në 12 pjesë, në ato që ne sot i njohim “shenjat e zodiakut”. Në atë kohë, ata lidhnin vëzhgimet e tyre të jetës reale, me vëzhgimet e renditjes së yjësive të caktuara.

Para krijimit të “12 pjesëve”, babilonasit pranonin të paktën 17 yjësi, që tashmë ishte vërejtur nga astrologët mijëra vjet më herët, por në një mënyrë të ndryshme nga Zodiaku Tropikal. Që të jemi të qartë, Zodiaku Tropikal është zhvilluar nga vëzhgimi i 12 pjesëve të vitit, në kombinim me pozicionimin e lirshëm të yjësive të përcaktuara në atë periudhë kohe. Pra kishte një lloj sinkronizimi.

Kur merremi me origjinën e cilësive / karakteristikave të 12 shenjave, një gjë që duhet të marrim parasysh, është se kush erdhi e para. Përvoja e një Luani të vërtetë mbi tokë, apo e një forme disi të paqartë Luani e krijuar nga yjet në qiellin e natës? Mendojeni pak. Njerëzit i lidhnin shenjat e Zodiakut, në bazë të përvojave të tyre në jetën reale me këto kafshë / simbole. Pozicioni i yjësive ka luajtur padyshim një rol, por nuk e diktoi paraqitjen e Zodiakut Tropikal.

Çdo 72 vjet, pozicionimi i yjeve dhe yjësive zhvendoset me nga 1 gradë (nga një perspektivë gjeocentrike) për shkak të lëvizjes së boshtit të Tokës. Ky është i njohur si “precedenti”. Astrologët kanë qenë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë, por për disa arsye NASA, astronomët, dhe komuniteti shkencor, duket se mendojnë ndryshe. Mos harroni, deri në tre shekuj më parë, astrologët ishin edhe astronomë, dhe ata e vëzhgonin qiellin në mënyrë obsesive. Sigurisht ata kishin dijeni në lidhje me “precedentin”, dhe në fakt, ai u zbulua në vitin 127 para Krishtit nga Hiparkusi.

Gjatë shekullit të dytë, vetëdijësimi për “precedentin” u popullarizua nga figura historike që ishte Ptolemeu. Ai sqaroi se Zodiaku që ata (grekët) po përdornin, ishte një “sistem koordinatash tropikale”. Shenjat Kardinale (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi) do të qëndrojnë gjithmonë të reshtuara në përputhje me ekuinokset dhe solsticët, që ajnë edhe fillimi i çdo stine. Kjo e lejonte Zodiakun që të shpërndahej në mënyrë të njëtrajtshme dhe të përqëndrohej tek marrëdhënia e Tokës me Diellin e saj.

Ne kemi 3 shenja për stinë. Shenjat “kardinale” janë të parat (Cardinal në të vërtetë do të thotë “për herë të parë”), më pas kemi shenjat “e Fiksuara”, të cilat janë të kapura mes stinëve, dhe në fund shenjat e “ndryshueshme”, si shenja e fundit para tranzicionit tek tjetra. Shenjat e ndryshueshme kanë cilësi të adaptueshme, gjë e cila ka kuptim për një shenjë që na çon në stinën e ardhshme. Kur ne i referohemi “Tropikut të Gaforres” në hemisferën veriore, dhe “Tropikut të Bricjapit” në hemisferën jugore, edhe kjo sërish rrjedh nga Zodiaku Tropikal. Interesante është se komuniteti shkencor në fakt i përdor këto terma, ndoshta edhe pa pyetur për origjinën e tyre.

Gjatë secilit prej solsticeve, Dielli është ekzaktësisht në gjerësinë e një prej tropikëve. Për shembull, gjatë solsticit veror në Hemisferën Veriore (Solsticit Dimëror në hemisferën jugore), Dielli është reshtuar në gjerësinë e Tropikut të Gaforres, që është kur Dielli “hyn” në shenjën e Zodiakut të Gaforres. E kundërta ndodh në solsticin e ardhshëm gjashtë muaj më vonë me “hyrjen” e Diellit në Bricjapin. Po, NASA ka të drejtë se Ofikiusi ekziston si një yjësi, por siç u tha më lart, yjësitë nuk janë të njëjta si shenjat. Zodiaku Tropikal nuk është menduar të jetë në një linjë me yjet, pra astrologët nuk kanë gabuar asnjëherë.

Këto shenja bazohen në marrëdhënien e Tokës me Diellin tonë, dhe jo reshtimin me yje të tjerë. Eshtë e rëndësishme të theksojmë se shumë astrologë të përparuar perëndimorë i vëzhgojnë ndikimet e yjeve dhe yjësive si një “sfond”, por sërish nuk i shohin si shenja.

Për shembull: dikush që ka lindur më 31 maj do të jetë një i shenjës Binjakët (shenjë e Diellit), por Dielli i tyre do të jetë në një linjë me yllin Aldebaran në yjësinë e Demit. Nga ana tjetër, në qoftë se dikush ka lindur më 8 qershor, ai do të vazhdojë të jetë i shenjës Binjakët, por do të jetë në një linjë me yllin Rigel në yjësinë e Orionit. Të gjitha këto variabla me yje / yjësi mund të vazhdojnë të interpretohen në dritën e Zodiakut Tropikal.

Në vitin 2011, në mediat kryesore nisi të shkruhet se Ofiukusi ishte një “shenjë e re”. Po pse vallë komuniteti shkencor do të publikonte atë lajm, kur ata asnjëherë nuk flasin për astrologjinë, përveç se për horoskope në faqet e fundit të argëtimit?

Mund të jetë pjesë e një plani për të bërë konfuz të gjithë në lidhje me shenjën e horoskopit dhe të diskreditojnë më tej astrologjinë. Sepse një prej konspiracioneve më të mëdhenj të kohëve moderne, është shtypja që i është bërë praktikës së lashtë të astrologjisë.

Nëse e njihni astrologjinë, atëherë duhet ta dini që edhe Hëna dhe planetet “okupojnë” shenja. Për shembull, aktualisht Jupiteri ka hyrë në shenjën e Peshores ndërkohë që Dielli është në shenjën e Virgjëreshës.

Arsyeja përse Jupiteri është në shenjën e Peshores vjen për shkak të distancës së tij nga Dielli në këtë kohë të vitit. Pozicionet e të gjithë planeteve dhe trupave qiellore, duke përfshirë Hënën, llogariten në këtë mënyrë për shkak të kalibrimit të Zodiakut bazuar në marrëdhënien Tokë-Diell. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button