Nunc est Bibendum

Racioni ditor i Perandorit të burgosur Napoleon përfshinte Champagne

napoleon

Armiqtë e Napoleon Bonaparte-it, u munduan ta bëjnë burgimin më tepër një përvojë shumë të pakëndshme dhe të zgjatur për perandorin e mundur francez, duke i racionuar atij, vetëm një shishe shampanjë në ditë, sipas të dhënave zbuluar së fundmi

Dorëshkrime dëshmojnë se Napoleoni dhe stafi i tij ishin të lejuar të kishin një shishe shampanjë dhe 10 shishe claret verë e kuqe tipike e Bordeaux-së në ditë, kur ishte i burgosur në Shën Helenë, një ishull i vogël në brigjet perëndimore të Afrikës. Një nga shënimet thotë se perandori i mundur, kishte kërkuar dy shishe Burgonjë në shkëmbim të dy Clarets.

Një seri regjistrash mbi ushqim dhe pije të destinauara për Bonaparte-in dhe trupën e tij, u shitën për 800 £ në ankand këtë muaj nga Woolley dhe Wallis, me seli në Salisbury, në Anglinë e Jugut.

Perandori francez u burgos përjetë në ishull pasi u mund në betejën e Waterloo-së, në 1815, nga ushtritë britanike dhe të aleatëve, të udhëhequra nga Duka i Wellington-it. Por, gjithmonë shënimet rrëfejnë se Napoleoni dhe stafi i tij ka vazhduan të jetojnë mirë edhe në Shën Helenë.

Ata merrnin gjithsej rreth 50 shishe verë në ditë, si edhe pije të ndryshme alkoolike, distilate. U lejohej gjithashtu një sasi ushqimi i përditshëm që përfshinte 50 libra (1 lbs = 0.453592 kg) mish lope dhe viçi, 68 libra bukë, 50 libra mish deleje dhe derri, një derr i pjekur, dy gjela deti, 12 pëllumba dhe 42 vezë.

Një dietë e rregullt burgu në fillim të shekullit të XIX, në Britaninë e atëhershme, përbëhej nga bukë, djathë, qull dhe dhjamin. Ushqimi ishte menduar të ishte më i keq se ai që të shërbehej në workhouses, vendstrehime ku jetonin e punonin njerëzit më të varfër jashtë burgjeve.

Nga Revista Decanter

Leave a Reply

Back to top button