Sport

Ramos: Nëse fitojmë Champions, më mirë se dy titujt e Barçës

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, thotë se nëse Reali fiton Champions, kjo do të jetë më mirë se sa dy titujt e fituar nga Barcelona.

Kundërshtarët e Realit morën titullin e Spanjës katër ndeshje para fundit të kampionatit, ndërkohë që e kishin ngritur tashmë trofeun e Kupës.

Ramos dhe shokët e skuadrës kanë patur një sezon të vështirë, ndonëse tani kanë mundësinë të marrin një tjetër trofe evropian.

Klubi i Madridit synon të marrë titullin e katërt Champions në pesë sezone, pasi mundën Bajernin në gjysmëfinale.

“Barcelona ka patur një vit shumë të mirë, ata kanë fituar dy tituj; të fitosh kupën do të thotë që ke meritë, dhe titullin e Spanjës, edhe më shumë”, tha Ramos. “Por fitorja e Champions League është e barazvlefshme me ato të dyja, e ndoshta edhe më e vlefshme. Për mua do të ishin sezone shumë të mirë, i tyri dhe i yni”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button