Sport

Reagimet pas ndeshjes, De Biasi, Mavraj e Hysaj

Screen Shot 2016-06-16 at 07.13.24De Biazi: Mëkat që u ndëshkuam në fund, djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë

Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi është shprehur i hidhëruar me humbjen në minutat e fundit.

Ai tha se Shqipëria luajti shumë mirë, pavarësisht se humbi.

“Jam i hidhëruar për ndeshjen sepse e luajtëm deri në minutën e  fundit.

Skuadra bëri një ndeshje të mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytën na vunë në vështirësi. Ishte mëkat që nuk e ruajtëm deri në fund”, tha De Biazi.

“Për të kuptuar ndeshjen që bëmë, mjafton të shikosh mënyrën se si festuan francezët pas shënimit të golit të parë”, ka thënë trajneri Italian.

I pyetur se a është i mërzitur me zëvendësimet, pasi goli i parë erdhi nga qendra e mbrojtjes ku u vendos Frederik Veseli në vend të Arlind Ajetit që u dëmtua, De Biazi u përgjigj:

“Jo nuk jam i hidhëruar me askënd. As me lojtarët që e nisën nga stoli. E luajtëm mirë të gjithë ndeshjen.

Patëm dhe raste në pjesën e parë. Por nuk ia dolëm të shënojmë.

Në dhomat u thashë lojtarëve se bëmë ç’mundëm dhe nuk ka pse të mërzitemi”.

A ka më shanse Shqipëria:

“Do të tentojmë të bëjmë gjithçka me Rumaninë. Të bëjmë edhe atë golin që na mungon te ky evropian”, e mbylli De Biazi.

Elseid Hysaj: Është një zhgënjim shumë i madh, por kështu e ka futbolli

Mbrojtësi Elseid Hysaj, një nga më të mirët në sfidën me Francën, është shprehur i zhgënjyer me humbjen në minutat e fundit.

“Është një zhgënjim shumë i madh, sepse bëmë një lojë shumë të bukur.

Por, kështu e ka futbolli”, tha Hysaj.

“Ne jemi këtu dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë.

Tifozët na duartrokitën, por ne kemi ardhur këtu që të luajmë dhe të fitojmë, me shpresën se do të kualifikohemi.

Rumania tashmë është beteja jonë e fundit, me shpresën që të fitojmë”, tha mbrojtësi shkodran.

Mërgim Mavraj: Lodhja ndikoi për humbjen, por jam krenar për këtë ekip

Mërgim Mavraj, ashtu si lojtarët e tjerë, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Francën.

“Jemi mërzitur shumë. E kemi pritur që vëmendja duhet të ishte maksimale. Kur sheh që futen në fushë Griezman dhe Pogba, duhet që të jesh i përgatitur për këto nivele”.

Kush gaboi këtë herë?

“Pas ndeshjes jemi më të zgjuar se gjatë ndeshjes. Çfarë t’ju them! Në lojë mu duk se bëmë maksimumin”.

A u gabua me futjen e Veselit në vend të Ajetit?

“Ajeti u dëmtua dhe ishte i lodhur shumë. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë më të madhe. Këta lojtarë kemi. Edhe Veseli kontribuoi por fati nuk ishte me ne”.

A ndikoi lodhja apo shpërqendrimi?

“Normalisht që dhe lodhja ishte pjesë e lojës. Ata e kishin topin 70% dhe mënyra e lojës sonë është shumë e lodhshme. Në fund nuk e di a ishte vetëm lodhja apo mosfokusimi maksimal. Nuk ishte sfida e këmbëve sesa sfida e trurit. Nuk besoj se ishte gjë e lodhjes sesa e dëshirës për të mos lëshuar asgjë”.

Ndeshja e fundit?

“Me Rumaninë kemi shpresë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.

Leave a Reply

Back to top button