Sport

Reagon Shaqiri. Përse e keni “kapur” me mua?

shaqiriMesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka reaguar ndaj kritikave rreth paraqitjes së tij me Zvicrën në Kampionatin Botëror. Pas humbjes prej 5-2 nga Franca, të gjithë shqiptarët që luajnë për Zvicrën u kritikuan, e në veçanti futbollisti i Bayern Munichut. “Kemi mjaft lojtarë në përfaqësuese, të cilët mund të jenë vendimtarë. Jo vetëm unë. Gjithmonë është fjala për ekipin”. “Më shqetëson fakti se po kritikohem tepër kur diçka nuk shkon mirë. Unë jam njësoj si gjithë të tjerët”, ka deklaruar 22-vjeçari për Blick. Zvicra duhet ta fitojë ndeshjen e fundit përballë Hondurasit dhe të shpresojë që Franca të mos humbë nga Ekuadori. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button