Sport

Reali bëhet gati për dënim nga UEFA, priten shumë transferime

Screen Shot 2016-06-09 at 11.49.45Real Madridi po bëhet gati për një dënim të madh nga UEFA për transferime, andaj do të bëjë investime të mëdha sa më shpejt që është e mundur.
Los Blancos dhe Atletico Madrid përballen me dëdnime të mundshme për transferimin e lojtarëve të rinj nën 18 vjeç nga jashtë Spanja dhe nëse apeli i tyre dështon, atëherë dënimi për transferime mund të hyjë në fuqi janarin e vitit të ardhshëm, me implementim në verën e vitit 2017, shkruan Telegrafi.

Për këtë, besohet se është i informuar Florentino Perez, i cili tashmë ka bërë gati valixhet përplot me para dhe dëshiron që këtë verë t’i kryejë investimet për dy vitet e ardhshme.

Paul Pogba është një emër që kërkohet nga Reali ashtu si emra tjerë, teksa mënyra e transferimeve do të jetë si në vitin 2009 kur për një herë erdhën Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button