Sport

Reali i Madridit në kërkim të një sulmuesi, Levandovski në pole position

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Levandovski nuk e heq dot nga mendja Realin e Madridit. Edhe pse e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë duke shënuar plot 9 gola, sërish Levandovski vijon të flirtojë më spanjollët,  duke dashur ti japë lamtumirën bavarezëve. 29-vjeçari i ka kërkuar menaxherit të tij të mbyllë gjithë formalitetet e transferimit edhe pse kontrata aktuale me gjermanët e sheh të lidhur deri në vitin 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga  mediat gjermane dhe spanjolle duket se tashmë mes palëve janë caktuar disa takime që do të zhvillohen për të arritur marrëveshjen financiare. I cilësuar si një prej  sulmuesve më të mirë në Botë, Leëandoëski ka shënuar 86 gola në  105 ndeshje të Bundesligës.

Ndërkohë që Los Blancos janë në kërkim të një ylli për sulmin, me anglezin Harry Kane që është përfolur gjatë për një transferim në Spanjë por gjasat janë që Zinedine Zidane të shohë vetëm drejt Gjermanisë.

Leave a Reply

Back to top button