Sport

Reali i rikthehet fitoreve. Ja golat (Video)

Screen Shot 2015-11-29 at 18.44.01

Pas humbjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës, Real Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga. Los Blancos arritën të fitojnë me rezultat 0-2 në javën e trembëdhjetë në udhëtim kundër Eibarit. Golin i parë në ndeshje e shënoi Gareth Bale (43’), i cili pas një harkimi nga Luka Modric, arriti të gjuajë bukur me kokë për 0-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Edhe në pjesën e dytë nuk munguan rastet për mysafirët, posaçërisht nga Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 82-të shënoi nga pika e bardhë. Aktualisht Los Blancos janë në vendin e tretë me 27 pikë, kurse në javën e ardhshme presin Getafen në Santiago Bernabeu.

https://www.youtube.com/watch?v=LTlWrYayDq0

Leave a Reply

Back to top button