Sport

Rekordmeni Wayne Rooney

rooney

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit,Wayne Rooney ka shkruar historinë në futbollin anglez. Në fitoren 1:0 të Manchester United ndaj rivalëve të përjetshëm të Liverpoolit, Rooney realizoi golin e vetëm të takimit. Me këtë gol, sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, bëhet golashënuesi i mirë në histori të Ligës Premier me 176 gola, duke kaluar legjendën e Arsenalit, Thierry Henry. “Është e mrekullueshme të arrish një rekord të tillë në Ligën Premier”, ka thënë Rooney pas ndeshjes. “Por më e rëndësishme ishte fitorja që morëm në ‘Anfield’, pasi që na tani kemi shpresa që të ngjitemi sa më lart në tabelë”, deklaroi sulmuesi 30-vjeçar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button