Sport

Riberi: Ja pse pse e humba dashurinë për Francën

Screen Shot 2015-02-27 at 4.46.37 PM“Pse jo, nuk është cudi të marr nënshtetësinë gjermane”. Frank Riberi i cili hoqi dorë nga vazhdimi i karrierrës me kombëtaren e Francës, pas botërorit të fundit deklaroi për gazetën “Bild” se në Gjermani ndjehet mirë dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet në Francë. “Në përfundim të karrierës time si futbollist besoj se do të vazhdoj të qendroj në Mynih. Ndjehem mjaft mirë në Gjermani. Mund të marrë nënshtetësinë gjermane edhe për të mirën e familjes dhe të ardhmes së fëmijëve të mi. Tashmë kam përvetësuar mentalitetin gjerman dhe më pëlqen shumë”, thotë ai. “Vajza qesh me theksin tim të gjermanishtes, ndërsa djali Saif ka lindur këtu. Ata që të dy ndjehen shumë mirë këtu dhe kanë shumë miq gjermanë”, shtoi ish-futbollisti i kombëtares franceze. Ribery i është kthyer edhe njëherë mospjesmarrjes së tij në botërorin e fundit. “Jam i zhgënjyer me atë që u tha për arsyet pse nuk shkova në botëror. Fundja prania e Francës atje ishte edhe për meritën time. Megjithatë, tashmë për mua ka marrë fund çdo gjë, nuk shoh më televizion francez dhe as lexoj më gazetat e tyre”, deklaron mesfushori i Bajernit.

Leave a Reply

Back to top button