Shendeti

Robotë nanolakuriqë nate, kundër tumoreve cerbrale

screen-shot-2016-09-14-at-17-49-34Për momentin një nga disiplinat shkencore më shpresëdhënëse në luftën kundër kancerit është nanoteknologjia, pra prodhimi i aparaturave mjaft të vogla të programuar për të lokalizuar dhe goditur qelizat tumorale. Me pak fjalë duhen zgjedhur mënyra dhe mjete që zëvendësojnë teknikat e diagnostikimit dhe kemioterapitë aktuale që godasin masivisht qelizat dhe shkaktojnë efekte ansëore mbi qelizat e shëndetshme. Një nga zonat më luftarake, më delikate të trupit tonë është truri, ku ekspertët planifikojnë të hedhin ushtri të nanorobotëve për të zbuluar dhe eliminuar tumoret. Mes shumë ideve që qarkullojnë njëra syresh tërheq vëmendjen, ajo e Panagiotis Katrakazas, nga Universiteti i teknikës në Athinë. Projekti qëndron në injektimin e nanospiunëve në thellësi të masës gri, aty ku nuk arrin rezonanca magnetike dhe teknika të tjera imazherike. Vetë autori i kësaj gjetje shprehet se ai dhe ekipi i tij kanë krijuar një simulim të frymëzuar nga zhvendosjet e koordinuara të lakuriqve të natës kur fluturojnë në grupe dhe përdorin tingujt, sinjalin e vendndodhjes, për tu orientuar dhe gjetur prenë e tyre.

Nanorobotët do të ndjekin objektivin falë algoritmeve të krijuar nga studiuesit sipas sjelljeve të gjitarëve fluturues. Sipas llogaritjeve të ekipit grek, 4 nanorobotë do të lokalizojnë një tumor të vogël në pak minuta. Katrakazas konfirmon se teknika e tij përshtat një aparat të ngjashëm me aparatin e encefalogramës klasike dhe kjo teknikë mund të fillojë të testohet në pacientë në shumë pak vite. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button