Sport

Roma kaputt mundi

roma 1

Leksioni solemn i futbollit që Bajerni i dha Romës ka pika kontakti mbresëlënëse me një tjetër poshtërim të po këtij viti, rezultati analog 7:1 me të cilin Gjermania “asgjësoi” Brazilin në gjysmëfinalen e botërorit. Shumë protagonistë janë të njëjtët, nga Neueri tek Boatengu, nga Lahmi tek Muelleri: 0:5 e pjesës së parë në Olimpico është një përsëritje besnike e Bello Horizontes, madje edhe minutat e golave, shumë pranë dhe dy herë përkues (i dyti dhe i treti); dhe në fund, identike edhe mungesa e reagimit nga bankina, përballë asaj që po ndodhte. Dhe kjo është tema që Roma do të bëjë mirë të diskutojë për të nxjerrë të paktën një mësim nga një katastrofë si kjo.
Ashtu sikurse Scolari me Mineiraon, Rudi Garcia vështron pa bërë asgjë gjatë pjesës së parë ekzekutimin e skuadrës së tij, pa provuar asgjë: nuk ndërron lojtarë, nuk provon asnjë lëvizje, nuk “shpik” asgjë, që, në momentin e 2-0 – atëherë kur masakra mbi të gjitha taktike është e dukshme – do të kishte efektin e ngrirjes së gjithckaje deri në pushim, për të provuar më pas të riorganizohet me pak qetësi.
Nuk ishte ndeshje për Tottin
Përballë një humbjeje të këtyre përmasave është i qartë kryqëzimi mes paraqitjes së përsosur të atyre që fituan dhe një Bajerni që është thjeshtë ëndra e realizuar e Pep Guardiolës, dhe natës së keqe të atyre që dalin “të rrahur”: tek Roma gabojnë të gjithë, jo vetëm traineri, dhe për ndershmëri intelektuale nuk mund të fshihemi as ne, duke qenë se të gjithë parashikuar një ndeshje të ekuilibruar.
romaMegjithatë Garcia, në momentin kur topi i dëborës nisi të merrte dimensionet e një orteku, duhet të hiqte Tottin. Sepse kapiteni vijon të jetë një drejtues i jashtëzakonshëm i orkestrës në ndeshjet ku Roma luan në sulm, apo ku është e barabartë; por në situatat ku duhet vetëm të mbrohet, dhe kur kalohen shumë minuta me kokën poshtë dhe frymën e marrë, Totti nuk shërben më, dhe duhet një korridor që të mbrojë repartet në vështirësi.
Garcia ka dhënë tashmë prova të mjaftueshme të zotësisë së tij, dhe ideja për të mbërritur kështu deri në pushim mund të ketë lindur nga një arsyetim më i përgjithshëm i ekosistemit verdhekuq: njerëzit e kanë kuptuar – shumë të bukura duartrokitjet në fund, me thirrjet e tifozëve për t’u përqëndruar tek kampionati – dhe në fund barazimi i Manchester Cityt në Moskë e lë të hapur mundësinë për kualifikim. Po kështu, goditja për ata që besonin se mund të lihej prapa Bajerni në grup, e si pasojë që nuk kishte shumë limite edhe në Europë, është e dhunshme.
Një humbje kaq e rëndë ka lindur mbi të gjitha prej një ndeshjeje të jashtëzakonshme të gjermanëve. Funksionon gjithcka në skuadrën e Guardiolës, që nga mbrojtja me tre ku Benatia e bën rolin e tij pa u ndikuar prej fërshëllimave, deri tek regjia e Xabi Alonsos, e deri tek lëvizjet si me turbo të katër sulmuesve plus Lahmit. Roben është më i miri edhe pse përballë ka Cole, i cili nuk e ka më vëmendjen e nevojshme për këta nivele, por veprimet e mrekullueshëm të Goetzes dhe Levandovskit na kujtojnë se si kjo skuadër është një lloj shkrirjeje mes Bajernit të Hejnkesit dhe Borusias së Dortmundit më të mirë të Klopit, ajo që luajti kundër bavarezëve në finalen e Champions’ League të 2013-ës: dhe nëse për të komanduar këtë lloj bashkimi vendos një trainer si Guardiola, atëherë shfaqja e Olimpico bëhet pothuajse e shpjegueshme.
Rikthim dinjitoz
Eshtë e qartë që pritej shumë prej Romës së bukur të fillimit të këtij sezoni, e cila i ka dhënë provat jo vetëm në kampionat, por edhe në ndeshjen e Manchesterit. Problemi është që përballë kundërshtarëve të këtij niveli, mjafton një defekt – Cole u fut menjëherë në krizë përballë Robenit – për të shkaktuar një reagim zinxhir shkatërrues. Dy ndërrimet e Guardiolës në pushim ishin të përsosur, dhe një Romë e riekuilibruar luajti një gjysmë ore me dinjitet të vlerësueshëm, duke gjetur një gol, një shtyllë dhe pritjet e pabesueshme të Neuerit, për ta mbajtur larg prej cdo lloj iluzioni. Më pas, futja e lojtarëve të kalibrit të Riberyt dhe Shaqirit rikrijoi ndeshjen e Brazilit, deri tek rezultati final: por kjo ishte një sentencë përfundimtare, ndërkohë që realisht mund të jetë një “banjë përulësie”. /Gazzetta dello Sport/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button