Sport

Roma, Nainggolan: “E urrej Juven, fiton gjithmonë me penallti dhe goditje dënimi…”

Në një video që po xhiron nëpër rrjet, mesfushori i Romës në makinë flet me tifozët pa e ditur se po regjistrohet dhe sulmon klubin bardhezi. “E kam urryer gjithmonë, që në kohët e Kaljarit. Do të jepja gjithcka për ta mundur”. Ndërsa për Lacion: “Në Kupën e Italisë do i mundim dy herë”

Radja Nainggolan rikthehet të sulmojë Juventusin. Në një video që po qarkullon në internet, mesfushori belg në makinë flet me tifozët, pa e ditur që po e regjistrojnë. I rikthehet edhe hipotezave të merkatos: “Kam refuzuar oferta të rëndësishme, mund të ikja, as më bëhej vonë për fyerjet. Por unë jam kundër Juve që kur kam lindur. Edhe kur isha tek Kaljari e urreja Juven”.

Më tej ka shtuar dozën: “Do të kisha dhënë gjithcka për të fituar kundër tyre me Kaljarin. Megjithatë, në stadium me Kaljarin nuk kam humbur asnjëherë. I rrej sepse fitojnë gjithmonë me penallti dhe goditje dënimi…

Erdha tek Roma sepse doja të fitoja dicka kundër Juves. Nëse nuk fitojmë titullin, do të fitojmë Kupën e Italisë, jua them unë. Me Lacion në gjysmëfinale i fitojmë të dyja ndeshjet”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button