Sport

Roma, pas Di Françeskos, vjen goditja e parë në merkato

Në ditën kur në Trigoria mbërrin trajneri i ri Eusebio Di Francesco, Roma ka bërë goditjen e parënë merkaton e verës, me mbrojtësin e PSV Eindhoven, Hector Moreno. Kapiteni i ekipit kombëtar meksikan ka firmosur një kontratë që do ta lidhë atë me verdhekuqtë deri më 30 qershor, 2021. “Unë jam shumë i lumtur që shkoj tek Roma – ishin fjalët e lojtarit të. Për karrierën time është një hap i rëndësishëm përpara. Shpresoj që me cilësitë e mia individuale, të kontribuoj në suksesin kolektiv”.

“Hector Moreno ishte një nga objektivat e mia për një kohë të gjatë dhe për fat të mirë, kushtet janë krijuar që ai të vijë në Rmë, ka deklaruar drejtori sportiv Monchi. Eshtë një mbrojtës qendror me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe që i përgjigjet në mënyrë të përsosur profilit që po kërkonim”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button