Shkence

Rrezet e diellit dhe shëndeti fizik dhe mendor

screen-shot-2016-10-19-at-09-48-44

Ne të gjithë e dimë se një ekspozim i madh ndaj rrezeve të forta Ultravjollcë të Diellit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë. Por, kur bëhet fjalë për dëmet që na shkakton Dielli, ne priremi të mendojmë për djegien dhe kancerin e lëkurës, dhe jo sëmundjet mendore. Nëse e lidhim Diellin me shëndetin mendor, priremi të mendojnë se mungesa e tij ndikon negativisht, sikurse janë çregullimet emocionale sezonale.

Terapia e dritës është dëshmuar të jetë efektive mbi pacientët që vuajnë nga disa lloje depresioni, manish, dhe dementie. Mungesa e ekspozimit në diell për gratë shtatzëna, mund edhe të rrisë gjasat që fëmijët e tyre të zhvillojnë skizofreni kur të rriten. Sidoqoftë, një studim i vitit 2004 sugjeroi se një mbiekspozim ndaj rrezeve të forta UV, luan ndërkaq një rol negativ në shkaktimin e sëmundjeve të rënda mendore.

Përderisa stuhitë diellore mund të shtojnë me 300 përqind rrezet UV, rekomandohet që rritja e rasteve të sëmundjeve mendore kohët e fundit, të mund të lidhet me numrin më të lartë të stuhive të mëdha diellore gjatë 55 viteve të fundit. Gjithësesi, nuk është ende koha për t’u kyçur në ndonjë bodrum të errët.

Ekspozimi çdo ditë ndaj diellit ka qenë gjithashtu i lidhur me gjumin më të mirë, nivelet e larta të vitaminës D, uljen e presionit të gjakut, si dhe një humor më të mirë në përgjithësi. Kjo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e disa formave të kancerit, duke përfshirë edhe atë të lëkurës sado ironike që mund të tingëllojë kjo. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button