Shkence

Rruga e qumështit, kurrë kaq pranë

Screen Shot 2016-02-09 at 09.22.22

Imazhi i realizuar nga astronomët e universitetit gjerman të Bochumit është në internet dhe përfshin, mes të tjerave, më shumë se 50 mijë yje që nuk janë parë asnjëherë deri sot. Eshtë e mundur që të shihen në faqen gds.astro.rub.de. Eshtë në dispozicion të astronomëve nga të gjithë anët e botës ne një dokument me madhësi 194 gugabyte, aq i madh sa bën të domosdoshme që pamjet të ndahen në disa pjesë, 268 për të qenë më të saktë.

Për pothuaj pesë vite, teleskopët e universitetit të Bochumit në shkretëtirën e Atakamas në Kili, kanë furnizuar me informacione astronomët që kanë këqyrur Rrugën e Qumështit në kërkim të yjeve të ndryshueshëm. Këta yje mund të jenë trupa qiellorë, drita e të cilëve, për shembull zbehet për shkak të kalimit të një planeti. Për të realizuar këtë super foto, të njëjtat rajone janë fotografuar në intervale prej disa ditësh dhe përballja ka mundësuar identifikimin e objekteve të ndryshueshëm. Mes tyre, 50 mijë nuk ishin vërejtur kurrë deri sot./bota.al

Leave a Reply

Back to top button