Sport

“Sa herë që fitoj çmime, unë mendoj për babanë tim…”

Disa nga thëniet më të bukura nga fituesi i “Topit të artë”, Cristiano Ronaldo

Ka qenë një vit i suksesshëm ky për portugezin Cristiano Ronaldo dhe është mbyllur me fitoren e “Topit të artë”. Pavarësisht se shumë persona mund ta kundërshtojnë këtë gjë, fitorja ishte plotësisht e merituar për të gjitha rezultatet maksimale që ka pasur Portugalia, si dhe Reali i Madridit, skuadra në të cilat luan edhe Ronaldo. Më poshtë do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet e tij më motivuese, të cilat duhet t’ju motivojnë edhe juve në jetën tuaj të përditshme:

“Dashuria juaj më bën të fortë. Urrejtja juaj më bën të pandalshëm”

“Ne nuk duam t’i shprehim ëndrrat tona. Ne duam t’i tregojmë ato të realizuara”.

“Unë asnjëherë nuk e kam fshehur faktin se qëllimi im është të jem më i miri në atë që bëj”.

“E sotmja ka mundësi, të cilat askush nuk e di nëse do të mund të na ofrohen sërish në të ardhmen”.

“Kur humbet dikë që e ke dashur jashtëzakonisht shumë, t’i mbijetosh asaj humbjeje është tepër e vështirë”.

“Unë nuk jam perfekt, por më pëlqen të di se gjërat po bëhen në mënyrën e duhur. Akoma më e rëndësishme se kjo, unë ndiej një nevojë të pafund për të mësuar, për t’u përmirësuar, për t’u rritur profesionalisht”.

“Talenti pa një punë të madhe është asgjë”.

“Ëndrrat nuk janë ato që ti sheh, kur fle gjumë. Ëndrrat janë ato që nuk të lejojnë të flesh gjumë”.

“Mos i lejo pengesat e vogla të të ndalin drejt rrugës tënde të suksesit. Kujto që ti je më i fortë se sfidat, me të cilat përballesh”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button