Shkence

Sa kohë zgjat cigarja e fundit?

Screen Shot 2015-03-03 at 13.58.48Mushkërinjtë tona kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me botën e jashtme – ato marrin 20 mijë litra ajër në ditë. Një sistem shumë kompleks filtrimi dhe pastrimi i mbron mushkëritë nga shumë substanca të dëmshme. Struktura në formë qimesh në sistemin e frymëmarrjes kapin pisllëkun dhe mikro-organizmat dhe i dërgojnë në drejtim të gojës, aty ku përthithen dhe më pas shkatërrohen në sistemin tretës.

Sipërfaqja e mushkërive ribëhet tërësisht cdo tetë ditë – gjithmonë nëse nuk pini duhan. Por edhe pas cigares së fundit, organi rinovohet relativisht shpejtë: pas dy javësh pa pirë duhan, kapaciteti i mushkërive rritet me 30% dhe mekanizmat e vetëpastrimit rivihen në punë nga një deri nëntë muaj më vonë. Ndërkohë, qeliza të reja krijohen në mënyrë konstante në indet e mushkërive. Kjo arrihet përmes ndarjes dhe shumëfishimit të qelizave të shëndetshme që kanë mbetur…

Leave a Reply

Back to top button