Sport

Sa “modest” ky traineri ynë, Xhani de Biazi: “Për shqiptarët… unë jam Zoti!”

Screen Shot 2016-06-05 at 18.30.14Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, gjatë një reportazhi të gazetës zvicerane “Blick” në qytetin ku banon, Koneljano, ka treguar edhe se si trajtohet nga tifozët e kuqezinjve që pas kualifikimit në Europian.

I pyetur se pse i kishin dhënë shtetësinë shqiptare, De Biazi me humor tregoi se për shqiptarët, tashmë ai kishte kaluar kufijtë sportivë. “Për ta unë jam Zoti!”, ishte batuta e trajnerit 59 vjeçar.

“Kur unë ec në rrugët e Tiranës, njerëzit shpesh çuditen. Pasi në ditët e diktaturës, njerëzit e njohur nuk i shihnin në publik. Ata i shihnin vetëm në TV. Kur i kalon tronditja, ata vendosin dorën në zemër dhe thonë ‘Respekt’”, tregoi ai, ndërsa gazeta zvicerane u çudit se si në Koneljano, për të gjithë ai ishte thjesht Xhani, dhe nuk kishte një adhurim të njëjtë ndaj tij.

Gjatë reportazhit në ditën pushim të kombëtares, De Biazi ka shëtitur gazetarët zviceranë në vende të ndryshme të qytetit të tij, duke zbuluar se si suksesi shqiptar kishte filluar në një restorant. “Këtu kemi ngrënë darkë para ndeshjes me Danimarkën”, ishte shpjegimi i tij.

Pas xhiros në kalanë e qytetit dhe në vreshtat nga e cila prodhohej vera e famshëm e krahinës, ai u tregoi edhe shtëpinë e tij. “Këtu jam shefi! Kur gruaja ime nuk është në shtëpi”, tha De Biazi i cili në fund zbuloi edhe arsyen pse kombëtarja shqiptare do të qëndronte në Bretanjë gjatë Europianit. “Sepse nga aty vijnë Asteriks dhe Obeliks”, ishte batuta e shoqëruar me të qeshura nga tekniku i kuqezinjve.

Leave a Reply

Back to top button