Teknologji

“Samsung” tërheq edhe një produkt tjetër nga tregu

screen-shot-2016-11-10-at-10-20-07

Kompania “Samsung”, pas tërheqjes globale të 2.5 milionë smartphone-ve “Galaxy Note 7”, tashmë i duhet të menaxhojë sërish dështimin me një tjetër produkt të tij, lavatriçen.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania ka bërë thirrje të tërheqë 2.8 milionë lavatriçe me derën nga sipër.

Arsyeja është se mund të jenë të rrezikshme për shkak të mbulesës që mund të shkëputet gjatë centrifugës. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni për Produktet e Sigurta, institucion në varësi të qeverisë amerikane që merret me sigurinë e produkteve të konsumit.

“Janë 34 modele lavatriçesh, të shitur në 2011 e tutje, me një çmim mes 450 deri në 1500 dollarë, për të cilat “Samsung” ka marrë 733 sinjalizime të dridhjeve të mëdha, të mbulesës”, shpjegon komisioni.

Si pasojë, nëntë raste janë raportuar me lëndime, mes të cilave një nofull e thyer dhe një shpatull e plagosur.

Nga kjo tërheqje e këtij produkti, konsumatorëve u jepen dy mundësi, një ndërhyrje falas në shtëpi për të riforcuar mbulesën, ose një ulje në blerjen e një lavatriçe të re “Samsung” apo të një marke tjetër.

Leave a Reply

Back to top button