Shkence

Sekrete nga mendjet e 13 Gjenive Krijues

Sekrete nga mendjet e 13 Gjenive KrijuesJa se çfarë ka gjetur neuroshkencetarja që studion shkencën e gjeniut, pasi ajo ka skanuar trurin e 13 mendjeve të ndritura krijuese të kohës sonë

Nga Jane Porter

Në vitin 1963 Nancy Andreasen ishte e para femër e regjistruar-në detyrë si Profesore Angleze në Universitetin e Iowas. Menjëherë më pas, libri i saj i parë në lidhje me poetin John Donne u pranua nga një botues. Karriera e saj kishte një fillim qe thyente çdo rekord, por ajo kishte një ndjesi kritike.

“Kë do të ndihmojë ky libër?” nuk mund të ndalej së menduari ajo. “Po sikur të kanalizoja përpjekjet dhe energjinë, duke investuar në një karrierë që mund të shpëtojë jetën e njerëzve?”

Brenda një muaji, ajo regjistrohet në shkollën mjekësore në Universitetin e Iowas. Sot ajo është një prej neuroshkencëtareve kryesore, duke lidhur dashurinë e saj për letërsinë dhe artet, me magjepsjen për mënyrën se si funksionon truri i njeriut. Andreasen studion atë që disa e quajnë “shkenca e gjeniut” – duke u përpjekur që të zbulojë elementet që përbëjnë mendjet e ndritura krijuese. Ajo ka zbuluar se nuk është (IQ) Indeksi i Zgjuarësisë i lartë që tregon gjeniun krijues. Në kërkimin e saj, Andreasen ka zbuluar lidhjen midis sëmundjes mendore dhe krijimtarisë, duke gjetur një lidhje të fortë në mes të dyjave.

Në studimin e saj të fundit, Të cilin ajo e shkroi kohët e fundit për “The Atlantic”, Andreasen skanoi trurin e 13 prej shkencëtarëve më të famshëm, matematicienë, artistë dhe shkrimtarë të gjallë sot. Subjektet e saj përfshijnë fitues të medaljes Fields, fitues të çmimit Pulitzer, gjashtë fitues të çmimit Nobel. Midis tyre janë prodhuesi i filmave George Lucas, matematikani William Thurston, dhe novelistja Jane Smiley. Andreasen rrëmoi në historitë e tyre familjare dhe personale, studioi gjithashtu karakteristikat strukturore dhe funksionale të trurit të tyre, duke përdorur neuroimazherinë.

Studimi ishte sfidues, duke pasur parasysh sa e vështirë është për të përcaktuar procesin krijues. “Kreativiteti, natyrisht, nuk mund të distilohet në një proces të vetëm mendor, dhe nuk mund të kapet në një fotografi – as mundet që njerëzit normalë të prodhojnë një kuptim krijues apo mendim, si me urdhër,” shkruan ajo.

Andreasen duhej të gjente një mënyrë për të studiuar këto mendje krijuese në punë. Ajo i kapi ato me anë të Imazherisë Manjetike MRI dhe u dha shoqërizime të fjalëve të ndryshme, shoqërizime fotosh, dhe detyra të njohjes së modelit. “Ju nuk mund ta detyroni krijimtarinë të ndodhë – çdo person krijues mund të dëshmojë për këtë,” shkruan Andreasen.

Në gjetjet e saj ajo ka distiluar disa modele kyce në mendjen e gjenive krijuese. Ato përfshijnë:

1. Njerëzve Krijues u pëlqen të mësojnë vetë, në vend që të mësojnë nga të tjerët.

Mendoni të gjithë gjenitë krijuese që ishin larguar nga mësimi në shkollën e mesme – Bill Gates, Steve Jobs, Mark Zuckerberg. Andreasen gjeti se subjektet e saj ishin autodidaktë – ata kanë preferuar të kuptojnë gjërat në mënyrë të pavarur, në vend të informacionit të ushqyer “me lugë”. “Për shkak se të menduarit e tyre është e ndryshme, subjektet e mi shpesh shprehin idenë që mënyrat standarde të të mësuarit dhe të mësimdhënies nuk janë gjithmonë të dobishme dhe madje mund të jenë shpërqëndruese, dhe që ata preferojnë të mësojnë vetë,” shkruan ajo.

2. Shumë njerëz krijues i duan Te Dyja, edhe artin, edhe shkencat.

Ka një mentalitet mbizotërues, sipas të cilit që ju duhet të zgjidhni në mes arteve apo shkencave në studimet tuaja dhe në karrierë. Por Andreasen ka zbuluar se disa nga mendjet më të mëdha krijuese janë poliedrikë, ndajnë një dashuri për të dyja. “Artet dhe shkencat janë parë si gjurmë të veçanta, dhe studentët janë të inkurajuar për t’u specializuar në njërën ose tjetrën,” shkruan Andreasen. “Nëse ne dëshirojmë të ushqejmë studentë krijues, ky mund të jetë një gabim serioz.”

3. Njerëzit Kreativë këmbëngulin kundër skepticizmit dhe refuzimit. Kur juve iu vijnë ide të reja të padëgjuara, ju jeni duke shtyrë kundër status quosë. Refuzimi dhe skepticizmi janë të pashmangshme. Eshtë ajo që ju bëni përballë tyre, që ka më shumë rëndësi. Andreasen ka zbuluar që gjenitë krijuese janë elastikë kur përballen me skepticizmin. “Ata duhet të përballen me dyshimin dhe refuzimin,” shkruan ajo. “E megjithatë, ata duhet të vazhdojnë pavarësisht kësaj, sepse ata besojnë fuqimisht në vlerën e asaj që bëjnë.” Ajo që kjo këmbëngulje mund të prodhojë, është megjithatë, dhimbje psikike, thotë Andreasen, e cila mund të manifestohet në forma si depresioni apo ankthi.

4. Gjenitë krijuese kanë edhe idera të kota.

Njerëzit krijues kanë shumë ide, por që nuk do të thotë që të gjitha ato janë me vlerë për t’u ndjekur. “Pjesë e asaj që vjen duke parë lidhjet që askush tjetër nuk sheh, është se jo të gjitha këto lidhje në të vërtetë ekzistojnë,” shkruan Andreasen. Megjithatë, një gatishmëri për t’u shkuar pas atyre ideve – që t’i provoni ato, për t’i rezistuar skepticizmit të të tjerëve rreth jush, për të gjetur nëse ato janë të mëdha, është thelbësore. Një shkencëtar i tha asaj Andreasenit: “Një pjesë e krijimtarisë është që të kapë flluskat e vogla që ngrihen në mendjen tuaj të vetëdijshme, dhe duke zgjedhur cilën ta lërë të rritet dhe cilës t’i japë më shumë akses në mendjen tuaj. . . Kjo duhet të përkthehet më pas në veprim.”./HuffPost/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button