Kulture

Sekrete të fshehura në veprat e famshme të artit: Portretet e Helgës

Screen Shot 2016-08-21 at 22.13.52

Në mes të viteve 1980, artisti amerikan Andrew Wyeth tronditi botën e artit me zbulimin e mbi 200 portreteve, që kishte krijuar nga e njëjta grua, gjatë një dekade. Këto piktura dhe vizatime u bënë të njohura si fotot e Helgës, por gjatë kohës që Wyeth i krijoi, ato ishin një sekret i plotë; as gruaja e Wyeth nuk kishte dijeni në lidhje me fotot. Vetëm një person kishte dijeni për portretet e Helgës: Nancy Hoving, një mike e Wyeth-së, e cila iu betua të ruante sekretin. Sipas Hoving, Wyethit “i pëlqente që të kishte sekrete… kështu që ai të mund t’i zbulonte ato. “Shumë nga fotot e paraqesin modelen Helga Torsef lakuriq. Sipas Wyeth, gruaja e tij nuk donte aspak që të pikturonte një modele lakuriq, kështu që Wyeth, nga respekti për të, zgjodhi të mos zbulojë ekzistencën e tyre deri sa i bëri publike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button