Sport

“Sëmundja” e Argjentinës? Varet shumë nga Messi

leo 2Alejandro Sabella mendon se Argjentina duhet të mësohet të bazohet më pak te Lionel Messi dhe të përmirësojë lojën në ndeshjen e ardhshme kundër Nigerisë. Golat e 27-vjeçarit (ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe Iranit) ishin vendimtarë në kualifikimin e Albicelestëve në të tetën e finales, por trajneri kërkon angazhim më të madh nga pjesa tjetër e skuadrës. “Kurdo që ke një lojtar si Messi, gjithmonë ka një vartësi të tepruar”. “Ne po përpiqemi ta zvogëlojmë këtë (vartësi), mirëpo duhet të mbështetesh tek ai. Mendoj se ky është një presion normal për një lojtar, ndërsa ne përpiqemi ta reduktojmë presionin mbi të duke luajtur bashkë”. “Duhet të përmirësohemi si grup, na nevojitet më shumë lëvizje në kërkim të hapësirave”, ka thënë Sabella.

Leave a Reply

Back to top button