Sport

Serbi-Shqipëri, vendim i pabesueshëm i gjykatës

Screen Shot 2015-05-29 at 1.40.29 PM

Ivan Bogdanov është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për pjesëmarrjen e tij në trazirat e shkaktuara gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Huligan serb, Ivan Bogdanov është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për pjesëmarrjen e tij në trazirat që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.Sipas gjykatës, Bogdanov nuk ka bërë asnjë shkelje, andaj akuza për nxitje të dhunës është hedhur poshtë, raportojnë mediat serbe. Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre në minutën e 43 të pjesës së parë, pas hyrjes së tifozëve në fushë dhe sulmit ndaj futbollistëve shqiptarë./Lapsi

Leave a Reply

Back to top button