Sport

SERIA A: Cila është diferenca midis Juventusit dhe Romës?

juve roma1Tashmë kampionati italian duket se ka vetëm dy skuadra protagoniste, Juventusin dhe Romën. Duket se titulli kampion do të diskutohet vetëm midis tyre. Ndërkohë që skuadrat e tjera do luftojnë për vendin e tretë dhe më poshtë. Sigurisht, kjo nuk është rastësi. Juventusi dhe Roma këtë vit ngjajnë shumë. Të dyja skuadrat i kanë shpenzuar mirë paratë në dispozicion për merkaton e këtij viti. Janë forcuar me lojtarë cilësorë (Morata, Coman- Iturbe, Manolas etj), për më tepër në moshë të re dhe që me cfarë po shihet, në të ardhmen e afërt do të jenë “thesaret” financiarë e sportivë në skuadrat respektive.
Lojtarët më prezantues, “të vjetrit”, nuk zhgënjejnë. Toti (javën e kaluar, 38 vjec),   Buffon, Tevez e De Rossi janë liderë të vërtetë në fushë dhe jashtë saj. Vijmë tek trajnerët, Allegri dhe Garcia. Të dy, edhe pse në mënyra të ndryshme loje, po tregojnë dhe konfirmojnë aftësitë e tyre për të çuar skuadrat drejt fitoreve. Me inteligjencë po dozojnë forcat dhe lojtarët, cka deri më tani ka bërë të mundur që njëmbëdhjetëshet që zbresin në fushë të jenë të freskëta  atletikisht, e për rrjedhojë vrapojnë si të “cmendur” deri ne minutën e 95 të ndeshjes. Eshtë kjo diferenca me ekipet kundërshtare.
Roma bazon lojën e saj në pasime të shpejtë vertikalë, për të shfytëzuar më së miri karakteristikat e sulmit të saj, shpejtësinë dhe aftësinë për të sulmuar hapësirat e lëna nga kundërshtarët, ndërkohë që Juventusi qarkullon topin, dhe me durim pret rastin e duhur për të shënuar. Ato ngjanë edhe në dicka tjetër, deri më tani janë të vetmet skuadra në kampionatet kryesore të kontinentit, me pikë të plota pas pesë ndeshjeve. Po ku qëndron diferenca atëherë? Në fakt diferenca ështe aq e vogël sa do duhej një sy i vëmendshëm për ta vënë re. Ajo është vetëm në golat e pësuar. Në pesë javë kampionat, Juventusi nuk ka pësuar asnjë gol ndërkohë që Roma ka pësuar vetëm 2.
Fati e do qe të dielën e ardhshme, këto skuadra të kenë ndeshjen direkte mes tyre, cka do na tregojë sa të ngjashme dhe të ndryshme janë Juventus e Roma, ndërkohë qe në mes javë të dy ekipet do tentojnë të hedhin një hap përpara në “Champions Leage” pas fitoreve të para, në sfidat e vështira që kanë, respektivisht me Atletico Madridin dhe Manchester Cityn… .

Leave a Reply

Back to top button