Një fermer sfidon një inxhinier, një fizikan dhe një matematicien, që të rrethojnë sipërfaqen më të madhe të mundshme, duke përdorur sasinë më të vogël të mundshme të gardhit.
Inxhinieri bëri gardhin e tij në formë rrethi dhe tha se kjo ishte më eficientja.
Fizikani bëri një vijë të gjatë dhe tha se gjatësia ishte e pafundme. Pastaj ai tha se rrethimi me gardh i gjysmës së Tokës ishte më e mira.
Matemaricieni qeshi me të tjerët dhe me projektin e tij i mundi të tjerët. Cfarë bëri?
Përgjigja: Matematicieni bëri një gardh të vogël rretherrotull vetes së tij dhe deklaroi se vetë ndodhej jashtë gardhit. Kështu kishte rrethuar hapësirën më të madhe të mundshme. /bota.al