Sport

Sfida e mbrëmjes/ Napoli treguesi i vërtetë i ecurisë dhe klasit të Interit

Sot në mbrëmje do të zhvillohet një nda ndeshjet më të bukura të Serisë A. Ndalesa e javës së nëntë do të vendos përball njëra tjetrës dy skuadrat e kreut. Napoli i vendit të parë do të përballet me Interit e vendit të dytë që e ndjek nga pas me 2 pikë më pak.

Në kërkim të fitores së radhës dhe ecurisë për tu shkëputur, këto skuadra premtojnë spektakël për tifozët. Skuadra napolitane është ajo që kërkon më shumë fitoren, pasi do të që  të tregojë se është lideri për këtë sezon.

Ndërsa nga krahu tjetër skuadra nga milano kërkon që të shkaktojë surprizën e radhës, pasi nëse fiton ngjitet në vendin e parë. Por Napoli i Elseid Hysajt kërkon të tregoj se Interi është aksidentalisht këtu dhe përballja me skuadrat e mëdha e sfumon entuziazmin e javëve të fundit.

Me objektivin e fitores dhe spektaklit në fushë, Napoli dhe Inter do të përballen sot në orën 20:45./A.B./botal.al

Leave a Reply

Back to top button