Sport

Shihni me kë e krahason Zinedin Zidane, Cristiano Ronaldon…

Traineri i Realit, Zinedine Zidane ka përsëritur rëndësinë e tanishme dhe historike që ka Ronaldo për Realin e Madridit.

“Nuk mendoj të luaj pa Cristianon, ne e kemi atë dhe jemi të lumtur”, tha traineri francez.

Zidane thotë se Ronaldo do të zërë një vend mes legjendave të Realit, pasi të lërë futbollin: “Ka shumë njerëz që kujtojnë Di Stefanon, është normale – shumë njerëz, dhe unë jam një prej tyre, tani do të kujtojnë Cristianon në këtë klub”.

Traineri i Realit të Madridit vlerëson shumë praninë e portugezit në skuadër: “Ne e kemi dhe është e domosdoshme që të përfitojmë prej kësaj. Të gjithë ekipet e botës do të ishin të lumtur ta kishin këtë lojtar”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button